Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku te rruga “B”.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje një autobus dhe një furgon, shkruan portali arbresh.info
Ahmeti shtoi se në këtë aksident nuk pati njerëz të lënduar vetëm dëme materiale.
Sot rreth orës 15:00, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i trafikut rrugor. Në këtë aksident, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje( një autobus dhe një furgon). Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.- deklaroi Ahmeti.
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...