Në mbledhjen e fundit të qeverisë së Kosovës është marrë një vendim edhe për sportin në vend.
Qeveria e Kosovës ka lejuar praninë e shikuesve deri në 5% të kapacitetet në hapësira të mbyllura, ndërsa në hapësira të jashtme deri 15% të kapacitetit.
Kjo do të thotë se ngadalë tifozët do të kthehen në tribuna.
Kosova është vendi i fundit në rajon që ka marrë vendim për lejimin e shikuesve në stadiume dhe salla sportive.
Padyshim se ky është një lajm i mirë për sportin e Kosovës, që u godit rëndë nga pandemia duke e lënë të mbyllur për një kohë shumë të gjatë./Gazeta Olle/
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...