Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Sébastien Gricourt, udhëheqës i Qendrës Ballkanike të Fondacionit Jean Jaures, me qendër në Paris.
Në këtë takim miqësor ata rikujtuan kohët dhe ngjarjet e viteve 1998-99, dhe periudhën kur Kurti mbahej peng në burgjet e Serbisë e Gricourt e kishte vizituar atje nëpërmjet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Kryeministri Kurti dhe Gricourt biseduan për mundësitë e bashkëpunimit me Fondacionin Jean Jaures, që ka në fokus promovimin e proceseve demokratike, trajnimin e stafit politik dhe mbështetjen e iniciativave premtuese. Diskutuan edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe për rrugën e Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE. /arbresh.info/

Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...