I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë sot homazhe të varri i veprimtares, Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes së saj.
“Sot, në përvjetorin e ikjes në amshim përkujtojmë Nekibe Kelmendin, atdhetaren dhe veprimtaren e madhe të kauzës nacionale. Ajo ishte një emblemë identifikuese e një gruaje, e një nënë të pa mposhtur që përkundër sfidave nuk u gjunjëzua asnjëherë.Nekibe Kelmendi tashmë ka krijuar emrin e saj të merituar jo vetëm si një nga aktivistet e para të LDK-së, por edhe si profil i një njeriu që përkundër dhimbjes së madhe qe ia shkaktoj lufta duke iu vrarë nga regjimi serb bashkëshorti dhe dy djemtë, ajo nuk u ndal së punuari për formimin dhe konsolidimin e shtetësisë e Kosovës.Si veprimtare e hershme viteve 90-ta, si Ministre e
Drejtësisë nuk kursej asgjë nga vetja për të mirën e vendit. Data e 19 qershorit 2021 mbush një dekadë nga ikja e saj fizike, ne e përkujtojmë me pietet dhe nderimin më të lartë emrin dhe veprën e saj.Gjurmët, sakrifica dhe puna e saj tashmë janë një udhërrëfyes për ne që të ecim përpara duke mos harruar kurrë rrugën e vështirë të personaliteteve si Nekibe Kelmendi.”
Ndërsa, znj. Kosovare vajza e veprimtares Nekibe Kelmendi, falenderoi kryetarin Abdixhiku për nderimin dhe respektin ndaj figurës së nënës së saj, Nekibe Kelmendit, të cilën e kujton si simbol të qëndresës, e cila arriti që vuajtjet t’i shndërroj në luftë për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, thuhet në komunikatën e lëshuar për media./arbresh.info/
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...