Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se hetuesit e IPK-së janë duke hetuar një rast ku të dyshuar janë tre zyrtarë policor (një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit, një rreshter policor dhe një zyrtar policor) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar”.
“Bazuar në hetimet e deritashme ekziston dyshimi se zyrtarët policorë nuk kanë raportuar prova dhe fakte për të cilat ata kanë rënë në dijeni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me një punishte në Drenas”, njofton IPK.
Më tej, në komunikatë theksohet se rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorin e shtetit.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A