Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar sot me 1 vit burg ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës, Zamira Rami.
Ish-kryebashkiakja e LSI-së u shpall fajtore dhe u dënua për shpërdorim detyre me 1 vit burgim, duke e pezulluar ekzekutimin e burgimit dhe detyrimin për të kryer pune në interes publik.
SPAK e akuzoi ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokastër se në kundërshtim me ligjin, ka miratuar shembjen e dy pronave private për realizimin e dy projekteve infrastrukturore,
Më konkretisht ajo ka firmosur shembjen e pronave të Dritan Sakos dhe Teodorti Xhai duke u shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 56 milionë lekëve.
Shembja e këtyre pronave u bë në kuadër të lejes së ndërtimit dhe vazhdimit të punimeve për realizimin e projektit “Rikonstruksion i rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale”, si dhe për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”.
Hetimi për Zamira Ramin kishte nisur më herët nga Prokuroria e Gjirokastrës, por kjo e fundit shpalli moskompetence duke ia deleguar SPAK-ut si çështje.
Sipas 2 pronarëve, të cilët e kallëzuan Ramin, shembja e objekteve është kryer pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri.
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...