Numri tre në botë, Rafael Nadal është tërhequr nga Wimbledon dhe Lojrat Olimpike të Tokios këtë muaj.
Kampioni 20 herë i Grand Slam, i cili fitoi titujt e Wimbledon në 2008 dhe 2010, thotë se ai duhet të “shërohet pas një sezoni të gjatë në fusha balta”.
“Nuk është kurrë një vendim i lehtë, por pasi dëgjova trupin tim dhe e diskutova me ekipin tim, unë e kuptoj që është vendimi i duhur,” tha Spanjolli.
“Qëllimi është të zgjas karrierën time dhe të vazhdoj të bëj atë që më bën të lumtur.”
35-vjeçari shtoi: “Kjo është të garosh në nivelin më të lartë dhe të vazhdosh të luftosh për ato qëllime profesionale dhe personale në nivelin maksimal të konkurrencës.”
Nadal la të kuptohet për vendimin pas disfatës së tij nga numri një i botës, Novak Djokovic në gjysmëfinalet e Open France, javën e kaluar.
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...