Kuvendi i Kosovës, ka ratifikuar 7 anëtarët e Këshillit Kombëtare të Cilësisë për Akreditim.
Anëtarët janë: Hasnije Ilazi, Gëzim Tosuni, Krenari Nuqi, Sef Bytyqi edhe tre anëtarë ndërkombëtarë, për të cilët u votua me 63 vota për 9 kundër.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se vendimi për ratifikimin e shtatë anëtarëve për Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, është marrë bazuar në rekomandim të Komisionit.
Sipas saj, aktualisht janë duke pritur 239 raporte që duhet të shqyrtohen nga ky këshill.
“Është e rëndësishme që të votohet kjo përbërje sepse nuk do të mund të regjistrohen studentët në vitin e ri akademik”, ka thënë ajo.
Paritë opozitare nuk e kanë përkrahur këtë votim, LDK-ja s’ka marrë pjesë në votim, PDK-ja ka përmednur shkelje të këtij proces e AAK-ja ka kërkuar anulimin e konkursit./arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...