Në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës janë mbi 1 milionë e gjysmë mjete për të cilat FKPK-ja nuk e ka informacionin e saktë se kujt i takojnë.
Jeton Demi, Menaxher i Marrëdhënieve me Publik thotë se janë 0.08% nga te gjitha mjetet që janë në Trust që nuk kanë pronar.
“Deri më 31 dhjetor 2020 ishin €1,589,207 mjete për të cilat FKPK-ja nuk e ka informacionin e saktë se kujt i takojnë. Kjo shumë përbën sa 0.08% e gjithë mjeteve nën menaxhim të FKPK-së”, deklaroi ai në një përgjigje për portalin arbresh.info.
Sipas legjislacionit në fuqi nëse brenda gjashtë vjetësh nuk gjendet informacioni se kujt i takojnë, FKPK-ja obligohet t’i kthejë ato mjete në ATK.
“Ndërsa ligji i jep të drejtën kontribuuesve që e vërtetojnë pronësinë e kontributeve që të njëjtat t’i kthehen në llogari nga buxheti i shtetit, pa kufizuar një afat për këtë” thotë Demi .
FKPK-ja vazhdon ta trajtojë këtë çështje dhe në bashkëpunim me ATK-në dhe institucionet e tjera, merr vendimet sipas legjislacionit në fuqi./arbresh.info/
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...