Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka konsideruar një lajm të bukur anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB për dy vitet e ardhshme.
Ai shprehet se Shqipëria mori 175 vota nga 117 të nevojshme ndërsa do të jetë anëtare për vitet 2022-2023.
“LAJM I BUKUR Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023”, shkruan Rama.
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB u zhvillua sot votimi për 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm me mandat dyvjeçar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka votoi më herët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Pas zgjedhjes me 175 vota, ishte ministrja Xhaçka e cila përcolli mesazhin për këtë vendim historik.
“Zyrtare! Shqiptarët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023! Një mundësi e shkëlqyer, një arritje e mrekullueshme për diplomacinë shqiptare! Mirënjohës për gjithë mbështetjen”, u shpreh Xhaçka në një postim në Twitter.
Shqipëria u paraqit në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore.
Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...