Kishte pritur tri vite për debutim tek Përfaqësuesja e Kosovës dhe ai moment më në fund erdhi.
Bernard Challandes ia besoi pozitën e titullarit portierit Visar Bekaj në ndeshjen ndaj Maltës e zhvilluar në Austri ku Kosova triumfoi 2-1.
Portieri i talentuar kosovar e shpagoi besimin pasi pati super paraqitje, por vetëm disa ditë më vonë mori një befasi jashtëzakonisht të madhe.

Ai luajti edhe ndaj Guinesë nga minuta e parë, derisa në krah kishte shiritin e kapitenit, që për të ishte krenaria më e madhe.
Në një intervistë dhënë Telegrafit nga Antalya e Turqisë ku po qëndron Përfaqësuesja e Kosovës, Bekaj ka folur për të gjitha.

Prishtinasi tregoi emocionet që kishte në debutim, ndjenjën për të qenë kapiten i Kosovës si dhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Gambisë.

24-vjeçari foli edhe për sezonin e tij të parë te Tirana si dhe të ardhmen e cila mund të jetë në ndonjërin nga kampionatet evropiane, pasi interesimet për të nuk mungojnë.
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...
Maqedonci: Vendim historik, Kosova dërgon FSK-në në Gaza
Tahiri: Seanca e Kuvendit mbahet të enjten, s’u diskutua për...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e koma...
Shembja e rrugës në Prishtinë, KRU Prishtina njofton rikthim...