Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku po merr pjesë edhe kryeministrja serbel, Ana Bërnabiq kërkoi sot që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet, kështu raporton mediumi serb, Tanjug.
Kurti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq u përgjigj duke thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë. “Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”, tha ajo.
Bërnabiq tha se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se në atë kuptim nuk mund të ketë status tjetër nga ai ekzistues.
Kurti iu përgjigj asaj me një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”. Ndërsa Bërnabiq u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë”?
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...