Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën.
Rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla. Këtë vit, rezultati i arritshmërisë në Test është 57.1 përqind.
Testi i mbajtur më 28 maj, është organizuar në tri gjuhë: amtare, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 156 qendra të testimit.
Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues.
MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së këtij testi për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre./arbresh.info/
Hykmete Bajrami publikon disa prej profileve false që e sulm...
Hoxha takim me Rutte: NATO më e rëndësishme se kurrë, Shqipë...
Prapaskena të çmendura: Fede Valverde humbi kujtesën, lojtar...
Trump kritikon çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës:...
Gjini: Po më vjen keq me thanë, por më 24 maj do të konfirmo...
Prishtina do të presë AI+ Expo në nëntor – një nga ngjarjet ...