Në kryeqytetin e Spanjës, Madrid në përvjetorin e pushtimit të Kudsit Lindor nga Izraeli më 5 qershor 1967, u zhvillua një marshim në mbështetje të Palestinës dhe protestë kundër Izraelit.
Grupi i mbledhur me flamuj të Palestinës në duar në sheshin e Madridit, hapën pankartën me mbishkrimin “Fund pushtimit kolonial dhe racist” si dhe hodhën sloganet “Rroftë Palestina”, “Izraeli terrorist” dhe “Liri për Palestinën”.
Qytetarët spanjollë dhe palestinezë që morën pjesë në protestë bënë thirrje për “vazhdimin e Intifadës kundër Izraelit”.
Në manifestin e lexuar në fund të protestës u theksua se “Prania sioniste e Izraelit më 5 qershor 1967 kreu një prej masakrave më të mëdha në Palestinë dhe detyroi më shumë se 400 mijë palestinezë të bashkohen me të zhvendosurit pas Nakba-s në vitin 1948”.
“Nakba edhe në ditët e sotme nuk ka përfunduar. Gjenocidi, spastrimi etnik, plaçkitja vazhdojnë. Mbështetje për Palestinën për të drejtën e kthimit, rikthimin e të drejtave historike, lirimin e të burgosurve dhe kundër bashkëpunimit ndërkombëtar në krim”, u tha në manifest./aa/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...