Autoblindat, të cilat i posedon Forca e Sigurisë së Kosovës janë të llojit ‘Automjet i blinduar i Sigurimit’ apo ASV M1117.
Ndryshe, kjo autoblindë njihet edhe me emrin “Guardian” apo në shqip ‘Mbrojtësi”.
Thuhet se “M1117” është nga automjetet e para ushtarake amerikane që u ndërtua për rezistencë ndaj minave.
Sipas, web faqes së Ushtrisë Amerikane këto autoblinda mund të kryejnë misione të ndryshme duke përfshirë skautët, transportuesit e personelit të këmbësorisë, zbulimin, komandimin dhe rimëkëmbjen.
“M1117 ASV përdoret nga Ushtria për policinë e saj ushtarake dhe mbrojtjen e kolonave dhe për ekipet e vëzhgimit të luftimeve. Është një automjet me rrota 4X4 mjaft i lëvizshëm dhe i mbijetueshëm. Është projektuar për të siguruar mbijetesë maksimale me panele të blinduara të jashtme duke siguruar mbrojtje balistike kundër armëve të ndryshme të vogla”, thuhet në web faqen e Ushtrisë Amerikane.
Këtë lloj të autoblindave Ushtria e Kosovës e ka donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin për donacioni e këtyre autoblindave nga ana e ShBA-ve e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi në të cilin ministri kësaj ministrie, Armend Mehaj ka bërë inspektime në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
“Në vazhdën e vizitave nëpër njësitë e FSK-së, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara të tipit ASV të donacionit të ri të SHBA-së”, thuhej në njoftim.
“Banka Zhvillimore po bëhet”, Hekuran Murati nënshkruan një ...
Sot në Tiranë protestohet kundër projektit të Zvërnecit, Ram...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Japonia fillon heqjen e karburantit bërthamor nga reaktori i...
Shoferët me lehtësira të reja, hyn në fuqi udhëzimi për CKP-...
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...