Disa njerëz po përballen me gjobë deri në 3,000 euro, për heqjen e rërës së plazhit dhe guaskave nga ishulli italian i Sardenjës, raportojnë mediet lokale.
Autoritetet thanë të shtunën se 41 individë ishin raportuar për vjedhjen e rreth 100 kilogramë të sendeve nga plazhet në incidente të veçanta.
Rëra e bardhë e famshme e Sardenjës cilësohet e çmuar në ishull dhe është rreptësisht e ndaluar ta heqësh atë.
Tregtia e rërës, guralecëve dhe e guaskave të Sardenjës u bë e paligjshme në vitin 2017.
Gjobat e vendosura mund të duken të rënda, por prej vitesh banorët e ishullit janë ankuar për vjedhjen e pasurive të tyre natyrore.
Turistët, kryesisht evropianë dhe përfshirë disa italianë, thuhet se e marrin rërën për ta mbajtur si “dekor”, ose e vendosin në ankand. /Telegrafi/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...