Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti morën pjesë në certifikimin e personelit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për snajper.
Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës ndërveprueshmërinë e tyre po e realizojnë në aktivitete konkrete me angazhime e trajnime të përbashkëta, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e taktike.
Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe taktike është prioritet i FSK-së, ku nga sot FSK-së i shtohen kuadro specialistike, mirë të përgatitura nga instruktorë të Policisë së Kosovës në fushën specialistike të shenjëtarisë, asete shtetërore këto që do të përdorën për të mirën e të gjithëve.
Komandanti i FSK-së dhe Drejtori i Policisë së Kosovës vlerësuan lartë angazhimin e përbashkët në mbështetje të autoriteteve civile dhe ndërveprueshmërinë në mes dy institucioneve dhe u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim edhe për aktivitete e trajnime të përbashkëta në fushën e sigurisë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...