Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Drejtoreshën e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID në Kosovë, Lisa Magno me bashkëpunëtoret e saj.
Drejtoresha Magno, pasi uroi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re, konfirmoi gatishmërinë e saj dhe të USAID-it për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve zhvillimore për vendin tonë.
Kryekuvendari Konjufca falënderoi Magno për përkrahjen amerikane dhe theksoi se USAID-i është njëri ndër partnerët më të rëndësishëm për Kosovën. Ai po ashtu u zotua për vazhdimin dhe thellimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen./arbresh.info.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...