Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, me anë të një postimi në Twitter shkruan se Presidenti Biden vendosi sot zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.
Kim ka dhënë një mesazh të fortë duke theksuar se SH.B.A do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerëve.
“Presidenti Biden vendosi sot zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Prandaj, qeveria e SH.B.A.-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerëve. Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion të synuara; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.”, shkruan Kim, raporton ABCnews.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...