Parlamenti i Danimarkës miratoi projektligjin i cili parashikon që Danimarka të pranojë refugjatë në kampet e ndërtuara jashtë Evropës.
Thuhet se projektligji, i cili u diskutua për herë të fundit dhe u miratua sot në parlament, krahas Partisë Social Demokrate që përbën qeverinë u miratua edhe me mbështetjen e partive të djathta dhe të djathtës ekstreme.
Për miratimin e projektligjit votuan 70 parlamentarë ndërsa 24 parlamentarë votuan kundër projektligjit.
Qeveria e Danimarkës me ligjin në fjalë do t‘i mbajë në kampet e refugjatëve jashtë vendit deri në qartësimin e situatave refugjatët që bëjnë kërkesë për strehim nga Danimarka.
Në këto kampe do të dërgohen ata që mbërrijnë në Danimarkë si refugjatë, por edhe ato të cilëve iu refuzohet aplikimi.
Ministri danez i Migracionit, Mattias Tesfaye, muajin e kaluar në një njoftim theksoi se Danimarka do të ndërtojë kampet e pranimit të refugjatëve jashtë Evropës.
Po ashtu Tesfaye tha se disa vende e shohin “pozitivisht” këtë mendim të Danimarkës dhe në muajin prill ai zhvilloi një vizitë në Ruanda.
Gjatë vizitës, mes Danimarkës dhe Ruandës u nënshkruan dy marrëveshje për çështjen e refugjatëve.
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...