Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbajë vazhdimin e gjashtë seancave, atë të seancës së të tretë, të katërt, të gjashtës të shtatës, të tetës dhe të nëntës, në të cilën do të vendosë për raportet për punën e disa institucioneve për vitin 2019.
Ndërkohë në Kuvend seancë do të mbaj edhe Komisioni për mbrojtje dhe siguri ku do të debatohet rreth amendamenteve të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa.
Ligji për shtetësi ishte shkak për bllokimin e Kuvendit, pasi partitë në pushtet nuk pranuan propozimin e opozitës shqiptare. Këta të fundit vendosën të bllokojnë çdo ligj në Kuvend, deri në miratimin e Ligjit për shtetësi./Telegrafi/
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...