Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por në zonat malore mund të ketë edhe reshje shiu të izoluara.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 14ºC në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 27°C.
Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk do të mungojnë reshjet e izoluara të shiut. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07°C në 18°C dhe në zonat e ulëta nga 10°C në 21°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:/TCH/

Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...
Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet akt...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipe...