Deklarata e kandidatit të LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama se ai nuk është në LDK dhe se është apolitik, duket se nuk i ka pëlqyer ish-ministri dhe anëtarit të LDK-së, Lutfi Zharku.
Ai përmes një postimi në Facebook, si reagim ka shkruar se është partiak dhe është në LDK.
“Unë jam partiak. Unë jam LDK”, shkroi Zharku, duke ia bashkangjitur një fotografi të tij.
Ndërsa Rama ka deklaruar se nuk është në LDK dhe për Prishtinën kandidon se i beson reformave të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Unë jam apartiak. Nuk jam i anëtarësuar në LDK, por do garojë kandidat i saj. Besoj fuqishëm në Lumirin, i cili po bën reformat e mëdhaja përbrenda LDK’së, e shoh si njeri vizionar, me ide përparimtare, interesi i tij shihet”, deklaroi ai./arbresh.info/
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju