Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe menaxhimin e kontrollit kufitar.
Me këtë rast ministri Sveçla e njoftoi ambasadoren Jusufi me prioritetet e MPB-së, të cilat parashihen që të realizohen gjatë mandatit të tij, njofton MPB.
Në këtë takim po ashtu u bisedua edhe për disa modalitete në avancimin edhe më tej të kalimeve kufitare mes dy vendeve, në mënyrë që të krijohen sa më shumë lehtësira sidomos për banorët e të dy vendeve që jetojnë afër kufirit.
Nga ana e saj, ambasadorja Shpresa Jusufi, ka falënderuar ministrin Sveçla për gatishmërinë e tij për bashkëpunim reciprok dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të rritur bashkëpunimin në funksion të zhvillimit tek të dy vendet./arbresh.info/
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...