Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se ai nuk ka kërkuar që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe por, sipas tij, kur të arrihet një marrëveshje, ajo duhet të zbatohet në legjislacionin ndërkombëtar.
“Kur arrihet një marrëveshje atëherë ky zotim duhet të zbatohet. Unë kam thënë se kjo është ajo për çka negociojmë marrëveshjet ndërkombëtare e bëjmë dhe duhet ta bëjmë realisht. Për çka do ta bëjmë këtë do ta dëshmoj dialogu dhe kjo është në duart e Prishtinës dhe Beogradit”, deklaroi Lajçak.
Komente pati edhe zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan dhe Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.
“Forma se si duhet të bëhet asociacioni është forma e cila dakordohet mes palëve”, deklaroi Palmer.
Këto komente ata i bënë një ditë pas takimeve me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti./arbresh.info/

Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin
Hoxha: Mbështetja e Lituanisë për Shqipërinë në BE mbetet sh...
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...