Fatos Nano, paraardhësi i Edi Ramës në Partinë Socialiste dhe qeveri, është sëmurë dhe sot është transportuar me karrocë për në mjediset e brendshme të një spitali privat.
Në pamjet filmike që shikoni më poshtë, dallohet sesi Fatos Nano del nga makina e tij, si asnjëherë më parë jo nga vendi i shoferit, por nga sedilja e pasme.
Ai futet në një karrocë spitalore dhe më tej bluzat e bardha e marrin brenda spitalit privat.
Bashkë me Fatos Nanon ishte e shoqja Xhoana dhe një person tjetër, shoqërues i ish kryeministrit.
Nuk dihet se çfarë mund të ketë pasur Nano, por shihet se ai vë maskën dhe ecën ngadalë, në pamundësi për të vazhduar me këmbët e tij.
Spitali privat nuk dha ndonjë informacion për gjendjen mjekësore të Nanos. /noa/

“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro