Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se droga që u kap në Lipjan momentalisht po ruhet në mënyrën e duhur, mirëpo do të shkatërrohet me proces transparent.
“Droga është duke u ruajtur në mënyrën e duhur. Ajo do të shkatërrohet në një proces plotësisht transparent”, është shprehur Sveçla në emisionin DPT .
Tutje, ai siguroi se kjo sasi e drogës nuk pati synim Kosovën, por tregjet më të mëdha.
“Kjo sasi (e drogës) ka qenë e destinuar të shkojë në tregje më të mëdha se Kosova”, ka thënë Sveçla.
“Policia e Kosovës ka luajtur rolin e vet më së miri. Kanë realizuar një numër të arrestimeve, ky rast nuk ka përfunduar, hetimet po vazhdojnë”, shtoi Sveçla.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...