Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas zhvillimeve të hetimeve paraprake, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot, më 27.05.2021 kanë kryer kontrolle në shtëpi banimi në qytetin e Drenasit.
“Hetimet dhe më pas kontrolli janë kryer mbi dyshimet e bazuara se personat e dyshuar (A.N. mashkull, v.l. 1992 dhe E.N. femër, v.l. 1999) në bashkëveprim gjatë periudhës kohore nga dt. 27.02.2021 deri me dt. 11.03.2021, dyshohet se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike (gjithsej 118 x 50) në vlerë të përgjithshme prej 5900 euro (pesëmijë e nëntëqind euro)”, shkruan arbresh.info.
Dy të dyshuarit, sipas njoftimit, parat dyshohet se i kanë vënë në qarkullim duke i deponuar në bankomatët e një banke dhe më pas i kanë tërhequr vlerat e njëjta të parave të cilat kanë qenë të rregullta. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është arritur të gjenden edhe tri kartëmonedha nga 50 euro (3×50) me ngjyrë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave e materiale.
“Gjatë intervistimit të dy të dyshuarve është kuptuar se mjete monetare të cilat i kanë vënë në qarkullim i kanë marr nga i dyshuari (B.N. mashkull, v.l. 1971) i cili po ashtu është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës”, thuhet tutje në njoftim.
Pas intervistimit ndaj të dyshuarit B.N prokurori i rastit i ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, kurse ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...