Kjo foto e postuar në Instagram rishfaq pas disa muajsh mungese në publik, princeshën e Dubait, Latifa Al-Maktum. BBC shkruan se fotoja ku 35-vjeçarja shfaqet në një restorant mes dy mikeshave të saj, që nuk i ka identifikuar publikisht është publikuar në të dy llogaritë e tyre në Instagram.
Ato nuk i janë përgjigjur kërkesës së medias britanike për informacione. Në të njëjtën ditë, një foto e princeshës Latifa është shfaqur edhe në një tjetër llogari në të njëjtin rrjet social. Grupet e aktivistëve që kërkojnë lirimin e princeshës së Dubait vërtetojnë se është pikërisht ajo, që shfaqet në këto foto, por vendndodhja është ende e panjohur.
Në Shkurt, BBC publikoi një video-mesazh të saj, të cilin e kishte postuar në mënyrë të fshehur nga pallati mbretëror në Dubai. Ajo shprehej se mbahej peng nga i ati, sheiku Mohamed bin Rashid al Maktum, sundimtar i Dubait.
Latifa është një nga 25 fëmijët e tij dhe pretendon se nuk lejohet nga babai prej vitit 2000 të largohet nga vendi dhe ushtria ka ndërhyrë për të penguar disa tentativa të saj për t’u arratisur jashtë Emirateve./tvklan/
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...