Lloji i ri i koronavirusit që mendohet se e ka orgjinën tek qentë dhe u zbulua për herë të parë tek pacientët me pneumoni në Malajzi në 2017 dhe 2018 dhe mund të jetë lloji i tetë i koronavirusit, sipas një studimi të botuar në Revistën e Sëmundjeve Klinike Infektive.
Shkencëtarët që kryen studimin theksuan se gjetjet e tyre treguan një kërcënim për shëndetin publik nga koronavirusët e kafshëve, njoftoi Reuters, transmeton portal arbresh.info
Zyrtarisht janë shtatë variante të koronavirusit që shkaktojnë sëmundjen tek njerëzit, katër shkaktojnë ftohjen e zakonshme dhe tre shkaktojnë sëmundje më serioze, të tilla si SARS, MERS dhe Covid-19.
Studiuesit thanë se ata testuan shtupat e hundës të marra nga 301 pacientë në një spital në Malajzinë lindore.
Tetë mostra, kryesisht të marra nga fëmijët nën moshën pesë vjeç, ishin pozitive për koronavirusin e qenit.
Renditja e mëtejshme gjenetike zbuloi se lloji i ri, i quajtur CoV-HuPn-2018, ka karakteristikat e koronavirusëve të tjerë që kanë mace ose derra të infektuar, por është më afër koronavirusit që gjendet tek qentë e infektuar.
Autorët e studimit deklarojnë se gjetjet tregojnë se virusi ka shumë të ngjarë të përhapet nga kafshët te njerëzit.
Ata gjithashtu theksuan se nuk është e qartë nëse njerëzit mund të sëmuren, duke vënë në dukje se është e mundur që virusi të “bartet” vetëm në rrugët e frymëmarrjes së pacientit, pa shkaktuar sëmundjen./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...