Karvanët e parë të ndihmës humanitare kanë arritur në Gaza, disa orë pasi hyri në fuqi një armëpushim midis Izraelit dhe militantëve palestinezë.
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpi të shkatërruara, ndërsa zyrtarët kanë theksuar se rindërtimi mund të zgjasë me vite të tëra, transmeton portali arbresh.info
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për krijimin e korridoreve për njerëzit e plagosur që të evakuohen.

Më shumë se 250 njerëz u vranë në konfliktin 11-ditor, shumica e tyre në Gaza. Edhe Izraeli edhe Hamasi pretenduan fitoren.
Në Izraelin jugor, banorët festuan armëpushimin por shumë shprehën shqetësimin se një konflikt tjetër në rajon ishte thjesht çështje kohe.
Kamionë nga organizata të ndryshme me ndihma, duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me Kombet e Bashkuara, kanë filluar të dëgojnë laçe, ushqim dhe karburant shumë të nevojshëm në Gaza, pasi Izraeli rihapi kalimin Kerem Shalom.

Më shumë se 100,000 njerëz u desh të largohen nga shtëpitë e tyre në territorin, i cili kontrollohet nga grupi militant Hamas, dhe gati 800,000 njerëz nuk kishin qasje në ujë të pijshëm, tha agjencia e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, UNICEF.
Zyrtarët palestinezë thonë se dhjetëra miliona dollarë do të nevojiten për të rindërtuar enklavën tashmë të varfër që po vuan gjithashtu me Covid-19./arbresh.info/
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e policit M...
Protesta të mëdha në Argjentinë kundër reformave të punës, p...
Kush janë 16 kandidatët që do t’i zëvendësojnë ministrat në ...
Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulë...
Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen anga...
Nis seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e rreshterit Muhame...