Vazhdimi i shkëmbimeve të zjarrit midis forcave izraelite dhe grupeve militante palestineze është “i papranueshëm”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
“Jam thellësisht i tronditur nga bombardimet e vazhdueshme ajrore dhe artilerie nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në Gaza”, u citua të ketë thënë Guterres, shkruan ‘Reuters’, transmeton portali arbresh.info
“Nëse ka një ferr në tokë, është jeta e fëmijëve në Gaza”, u shpreh ai.
Guterres shtoi se “gjuajtja pa dallim e raketave nga Hamasi dhe nga grupet e tjera militante”, drejt qendrave të popullsisë në Izrael ishte gjithashtu “e papranueshme”.
Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi janë afër një marrëveshjeje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve, thonë raportet./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...