Në vlerësim të kontributit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ndarë medalje Gardës Kombëtare IOWA-s, respektivisht gjeneralmajor Benjamin Corell.
Ajo ka thënë se ky çmim u nda si shenjë falënderimi për ndihmën që kjo gardë i ka dhënë Kosovës.
“Kujtimet e mbështetjes tuaj janë shumë të freskëta. Këtë çmim e ndajmë si falënderim për zhvillimin dhe avancimin e ushtrisë sonë. Për kontributin që e ka dhënë çdo ushtar amerikan që ne të jetojmë në begati”, tha Vjosa Osmani.
Derisa ka falënderuar presdenten për këtë medalje, Correl ka theksuar bashkëpunimin mes ushtrisë amerikane me Kosovën.
“Jam i nderuar që jam personi që në emër të ushtrisë amerikane jam këtu për të marr këtë çmim. Ne jemi miq dhe aleat të gjatë dhe partneriteti mes neve nuk ngjanë me askënd në botë. Shumë shtete shohin në drejtim tonin dhe pyesin sesi IOWA dhe Kosova kanë arritur të kenë marrëdhënie kaq të mira. Por unë ju them se duhet shumë kohë dhe përkushtim. Unë jam i përkushtuar”, tha Benjamin Correll.
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...