Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e 100 ushtarëve të rinj profesionistë për shërbim në Armatën e Maqedonisë së Veriut me marrëveshje për punësim në kohëzgjatje 4 vjeçare. konkursi parasheh mundësinë për vazhdimin e kontratës disa herë, por më së shumti deri në moshë 45 vjeçare.
Prej kandidatëve të interesuar kërkohet që të kenë të kryer së paku shkollën e mesme, të jenë në moshë madhore por jo mbi 25 vjeçare dhe të jenë fizikisht të aftë.
Rroga është mbi 25 mijë denarë, plus 8.000 denarë për banim, kurse afati për paraqitje deri më 03.06.2021.
Ndër kushtet është që kandidatë të mos jenë më të shkurtës se 160 cm, e as më të gjatë se 200 cm (dy metra). Një nga kushtet është edhe pasha e trupit. /Telegrafi/
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...