Pa paralajmërim, një sulm ajror izraelit shkatërroi ndërtesën katër katëshe në Rripin e Gazës ku Dr Ayman Abu al-Ouf jetonte.
Mjeku, i cili ishte shefi i mjekësisë së brendshme në spitalin kryesor të territorit palestinez, u vra së bashku me 12 anëtarë të familjes së tij të gjerë, transmeton portal arbresh.info
Të vdekur kanë mbetur edhe nëna, babai, gruaja e tij dhe fëmijët, djali 17-vjeçar dhe vajza 12-vjeçare.
“Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për ne mjekët, por edhe për të gjithë ata që e njihnin Ayman. Kjo është një humbje për pacientët dhe studentët e tij”, tha për BBC, Ghaith al-Zaanin, një mik i ngushtë dhe ish koleg i tij që jeton në Kanada.
Si përgjegjës i mjekësisë së brendshme në spitalin al-Shifa në Gaza City, Dr Abu al-Ouf mbikëqyri edhe pacientët që vuanin nga koronavirusi.
Ai mbikëqyri trajtimin e një reparti të tërë njerëzish me Covid-19 të rëndë në një vend ku ka pak specialistë në sëmundjet e frymëmarrjes./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...