Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e një personi që ka ndodhur të mërkurën në Pejë.
Ai është arrestuar në orët e mbrëmjes.
“Rreth orës 20.10 është arrestuar i dyshuari për vrasjen e rëndë që ka ndodhur dje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, për arbresh.info.
Xh. J. dyshohet se vrau B.K. që ishte babai i nxënëses së tij, të cilën në dhjetor të vitit 2019 e kishte sulmuar seksualisht në ambientet e shkollës, për çka më 1 prill të këtij viti ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë me 3 vjet e gjysmë burgim dhe me mosdhënie të mësimit për pesë vjet.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu