Avionët luftarakë të Izraelit sulmuan dy ndërtesa në Rripin e Gazës ku ndodheshin Ministria e Punës dhe ajo e Zhvillimit Social, transmeton Anadolu Agency.
Selame Marufe, Drejtori i Zyrës së Shtypit së Qeverisë së Hamasit, bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin.
Ai tha se si pasojë e bombardimit, ndërtesa ku gjendej Ministria e Punës është shkatërruar plotësisht, kurse ajo e Ministrisë së Zhvillimit Social ka pësuar dëm në masë të madhe.
Marufe tha se shënjestrimi i ministrive është një krim i ri izraelit ndaj civilëve dhe institucioneve civile.
Ndryshe, të paktën 174 persona kanë humbur jetën dhe 1.200 janë plagosur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 10 maji.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...