Më shumë se 200 mijë qytetarë në Shqipëri i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga COVID-19.
Kështu u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila tha se po vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 653,330 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Vijon vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar për vaksina në të gjithë vendin.

U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...
Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilat...
Policia bastis zyrat e ‘X’ në Paris, Elon Musk ftohet për in...