Të premten, në Prishtinë është planifikuar të organizohet një marsh, për siç thuhet solidarizim me popullin palestinez në Jerusalem, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin që është bërë në Facebook, bëhet e ditur se marshi do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar prej orës 12.
Shtypja dhe mbajtja nën dhunë të vazhdueshme e popullit palestinez nga Izraeli fashist është cënim i të drejtave fundamentale dhe lirisë së popujve kudo, andaj dhe duhet kundërshtuar në mënyrë universale nga të gjitha/ë ne. Andaj, ne do të ngrihemi kundër padrejtësive dhe dhunës shtetërore, kudo qoftë ajo. Në solidaritet me popullin palestinez dhe rezistencën e tyre.
Marshi mbahet të premtën në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 12:00.
Marshueset/it duhet të respektojnë udhëzimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për frenimin e përhapjes së COVID – 19 duke u pajisur me maska dhe mbajtur distancimin social gjatë marshimit”, thekson njoftimi.

“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...