Dita e dytë e vizitës së delegacionit të Maqedonisë të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev në Bruksel konfirmoi se në asnjë institucion të BE nuk ka dyshim se Maqedonia i plotëson të gjitha kushtet për fillim zyrtar të negociatave.
Pala e Maqedonisë kërkon nga Brukseli angazhim të intensifikuar për të realizuar këtë qëllim, tha korrespodenti i AIM-s nga Brukseli.
Pas takimeve me Komisionerin e Zgjerimit të BE Oliver Varhelyi dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Layen të hënën, Kryeministri Zoran Zaev rinisi dje takimet me udhëheqësit e Bashkimit Evropian. Më domethënësja ishte ajo e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell.
Borell, i cili një ditë më parë tha se ndarja e Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk bëhet fjalë, e dërgoi këtë mesazh përsëri pas takimit me Kryeministrin Zaev.
“Maqedonia e Veriut plotëson kushtet e nevojshme dhe meriton të kalojë në fazën tjetër”, tha Borrell pas takimit me Zaev.
Shefi i Diplomacisë Evropiane kujtoi se Maqedonia është një nga dy vendet që kanë pritur për kohën më të gjatë para dyerve të BE-së./Telegrafi/
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...