Përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Ministri gjerman për Evropë Michael Roth theksoi se paqja, përparimi, stabiliteti dhe sundimi i ligjit janë jetike për të gjithë në Bashkimin Evropian.
Roth theksoi se Bashkimi Evropian duhet të përmbushë premtimet e saj.
“Ne duhet t’u japim jetë angazhimeve tona”, tha ai, duke vënë në dukje se si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kishin bërë atë që ishte e nevojshme dhe se Bashkimi Evropian duhet të bëjë tani atë çka varet prej saj.
“BE duhet të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur dhe shpresoj që çështjet dypalëshe të mund të zgjidhen në nivel dypalësh, e jo në nivelin e BE-së” tha ministri gjerman.
“Ekziston përgjegjësi e veçantë e njëzet e shtatë evropianëve dhe BE dhe Gjermania janë të gatshme të bëjnë gjithçka që është e mundur në atë drejtim”, përfundoi Roth./Telegrafi/
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...