Seriali më i ri vendor dramë-krim “Rrushe” filloi rrugëtimin e saj të dielën mbrëma, shkruan arbresh.info
Ky serial i shumëfolur e i shumëpritur nga publiku, përfshinë një kastë të gjerë aktorësh të njohur vendor, siç janë: Doresa Rexha, Shkumbin Istrefi, Lum Veseli, Enver Petrovci, Adriana Matoshi, Andi Bajgora e shumë të tjerë.
Përveç aktorëve të njohur, pjesë e projektit është edhe këngëtari i njohur Capital T, i cili ditë më parë lansoi projektin me titull “Rrushe” që është edhe kënga zyrtare e këtij filmi. Kësaj kënge i është bashkangjitur edhe klipi me pjesë të ndryshme nga seriali.
Ky serial veçohet për trajtimin e temave delikate të shoqërisë sonë si: korrupsioni, shpresa, vrasja etj.
Rrushe është serial që trajton dy periudha kohore; të kaluarën dhe të tashmen, me të cilat publiku mund të njoftohet në episodat në vazhdimësi./arbresh.info/
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...
Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasim...
Bahamasi heq vizat për Kosovën