Marina amerikane njoftoi kapjen e një sasie të madhe armësh të paligjshme ruse dhe kineze e cila po transportohej me një anije pa flamur në ujërat ndërkombëtare të Detit Arabik Verior.
Flota e Pestë, e cila është e vendosur në Bahrein, tha se kryqëzori me raketa udhëzuese USS Monterey e pikasi anijen dhe zbuloi ngarkesën gjatë një patrullimi rutinë.
Operacioni për ndalimin e saj zgjati më pas dy ditë në deklaratën e saj thuhet se ngarkesa e ndaluar përfshinte dhjetëra raketa anti-tank të prodhimit rus, mijëra pushkë kineze tip 56 dhe qindra mitraloza PKM, snajperë e granatahedhës”.
Armët janë në duart e SHBA’së që po heton tani të zbulojë si vendin e origjinës, ashtu edhe destinacionin e tyre.
Flota e Pestë sqaroi se pas sekuestrimit të ngarkesës së paligjshme, u morën në pyetje anëtaret e ekuipazhit, të cilëve iu dhanë ujë e ushqime përpara se të liheshin të lirë.
Patrullimet e rregullta të Marinës amerikane në rajon kanë mundur të ndërpresin në mjaft raste transportin e ngarkesave të ngjashme që shpesh financojnë terrorizmin dhe aktivitete të paligjshme./GE/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...