Grupi i famshëm ABBA do të sjellë këngë të reja për fansat gjatë këtij viti, ka zbuluar artisti suedez Björn Ulvaeus, shkruan arbresh.info.
Kantautori 76-vjeçar tha për “The Herald Sun” se anëtarët e bandës suedeze janë takuar disa herë në Stokholm për të diskutuar rikthimin e madh.
“Do të nxjerrim këngë të reja këtë vit, kjo është e sigurt. Jemi miq të mirë me njëri-tjetrin dhe u kthyem në studio pas 40 vitesh”, tha Ulvaeus.
Björn Ulvaeus, Benny Andersson, Agnetha Faltskog dhe Anni-Frida Lyndstad janë katërshja që u bë e famshme gjatë viteve ’70-’80 në botën e muzikës. Grupi, që përbëhej nga dy çifte të martuarish, u shpërbë në vitin 1982, në kulmin e tij. Gjithashtu, Bjorn u nda nga Agnetha dhe Benny nga Frida.
Albumi i tyre i fundit doli në treg në vitin 1981, ndërsa këtë vit priten 5 këngë të reja. /arbresh.info/
Rodri top prioritet i Real Madridit për këtë verë
Punëtoreve të MABO-s nuk u lejohet vazhdimi i punimeve në Ae...
U vra javën e kaluar, 20-vjeçari kosovar varroset sot në Sue...
Spurs e fiton ndeshjen e parë me OKC, shkëlqen Wembanyama
Rama ndan pamjet nga Berati: Turistë nga vende të ndryshme p...
Flakët përfshijnë periferinë e Los Angeles/ Evakuime emergje...