Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga nesër do të rifillojnë pagesat e granteve për biznese.
Ai përmes një postimi në Facebook, u shpreh se së shpejti do të procesohen edhe pagesat për COVID, nga Thesari i Shtetit.
Ai theksoi se do të mundohen që t’i procesojnë sa më shpejt pagesat për biznese, edhe pse siç tha si ato do të kryhet në grupe, nga 100 pagesa.
“Prej nesër do të rifillojmë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative. Do të mundohemi ti procesojmë sa më shpejtë edhe pse do të kryhen në grupe nga 100. Pagesat për covid do të procesohen më shpejtë sepse thesari i proceson më shpejtë. Ju falemnderit për mirëkuptimin”, shkruan Ahmeti.
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...