Ministrja Albulena Haxhiu, sot priti në takim Shefin e Misionit të Zyrës Diplomatike Belge Jean-Louis Servais dhe bashkëpunëtoren Eva Milenicki
“Rishikimi funksional, vetingu në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, krimet e luftës, gjykata komerciale, dhuna në familje, ishin temat që u adresuan në këtë takim e që njëherit janë edhe prioritete të Ministrisë së Drejtësisë’, thuhet nga Ministria e Drejtësisë.
Shefi i Misionit të Zyrës Diplomatike Belge Servais, shprehi vullnetin për bashkëpunim në çështjet të cilat edhe i konsideroi me interes të përbashkët. Ndër të tjera ai theks të veçantë i vuri angazhimit kundër dhunës në familje dhe ndaj grave, për të cilin segment shprehi gatishmëri për shkëmbim përvojash mes dy vendeve.
Njëkohësisht Servais, përmendi projektet në sundim të ligjit, vettingun, projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme etj.
Gatishmëri për t’u takuar dhe bashkëpunuar përkitazi me temat e diskutuara, u shprehën nga të dy palët, duke uruar njëkohësisht punë të mbarë përgjatë detyrave të ndërsjella.
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...
LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëk...
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë