Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është i aftë të përballet me Chelsean në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ramos nuk është paraqitur që kur pësoi një dëmtim të muskulit të këmbës në mars, raporton Goal.com, përcjell Klan Kosova.
Zinedine Zidane e ka konfirmuar lajmin duke thënë se mbrojtësi spanjoll është i gatshëm për lojë.
“Ne kemi udhëheqësin dhe kapitenin tonë me vete. Unë nuk do të rrezikoj. Sergio është këtu me ne. Kjo do të thotë se ai është gati të luajë”, tha Zidane.
Los Blancos janë duke kërkuar titullin e 14-të në Ligën e Kampionëve dhe paraqitjen e tyre të parë në finale që nga viti 2018.
Për Chelsean mbrojtësi Antonio Rudiger do të luajë, por do të duhet të veshë një maskë mbrojtëse.
Rudiged mungoi në fitoren e së shtunës ndaj Fulham pasi mori një dëmtim në fytyrë gjatë ndeshjes kundër Real Madrid.
Ndeshja e parë përfundoi me barazim 1:1
Tani Real Madrid udhëton në Londër për të vendosur fatin se kush do të përballet me Manchester City.
Ndeshja në mes të Real Madridit dhe Chelseat luhet sonte me fillim nga ora 21:00.
Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...
Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
Al-Khelaifi: Enrique është me të vërtetë trajneri më i mirë ...
Fitore Pacolli emëron drejtorin e Autoritetit Rajonal të Pel...
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...