Ajo që nga vera e kaluar nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor, megjithëse është komentuar mjaft shumë në faqet rozë.
Fjala është për artisten nga Shqipëria, Luana Vjollca, e cila prej disa muajsh ka bërë një pauzë nga muzika.
Sidoqoftë në një postim të fundit të ndarë në rrjete sociale, biondja tregon se ka finalizuar xhirimet dhe se është duke e edituar klipin.
Luana Vjollca (Foto: Instagram)
“Duke edituar videoklipin tim të ri”, ka qenë përshkrimi i imazhit.
Krijuesja e hitit “Pa panik” shfaqet sportive në një kostum ngjyrë të gjelbërt dhe një xhaketë blu.
Për këngën, është rikthyer në Prishtinë pasi punon me disa prej producentëve nga Kosova, si Shkumbin Nebihun.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...