Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga homologu i tij holanez, Mark Rutte.
Në letrën e tij, kryeministri Rutte e ka uruar kryeministrin Kurti për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrat e rëndësishme që e presin.
Vendet tona, sikurse edhe pjesa tjetër e Evropës, janë duke u përballur me një sfidë të papërshkrueshme siç është ajo nga COVID-19, thuhet në letër. Kryeministri Rutte shprehet i kënaqur që Bashkimi Evropian ka pasur mundësinë që t’i ndihmojë Kosovës nëpërmjet pakos ndihmuese për Ballkanin Perëndimor dhe mekanizmit COVAX për sigurimin e vaksinave të sigurta kundër COVID-19.
Ngjashëm i kishte dalë në ndihmë vitin e kaluar Kosovës Holanda edhe nëpërmjet donacionit bilateral për pajisje personale mbrojtëse për Qendrën e Klinikave Universitare të Kosovës.
Kryeminstri Rutte e ka siguruar kryeministrin Kurti se Holanda e mbështetë Kosovën me gjithë zemër në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit. Për këtë thotë ai, ju si kryeministër e keni marrë një mandat të fortë nga populli i Kosovës, që së bashku me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore përbëjnë elementet kryesore të Kosovës drejt Evropës dhe integrimit evropian.
Holanda është e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian, thuhet në letër urimin e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte./arbresh.info/

Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit