Iraku ka filluar evakuimin e të gjithë shtetasve të tij nga India, për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit të ri(COVID-19) në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
“Iraqi Airways ka dërguar avionët e parë emergjent drejt Indisë për të evakuuar shtetasit e Irakut që gjetën veten atje”, theksoi në një njoftim drejtori i kësaj kompanie, Kifah Hussein.
Ai tha se edhe autoritetet indiane dhe ato irakiane kanë marrë të gjitha miratimet zyrtare për kthimin e shtetasve irakianë në shtëpi.
Në Indi është regjistruar edhe një rekord botëror i infeksioneve ditore të COVID-19, me më shumë se 350.000 raste të infektimit nga 22 prilli. Janë regjistruar gjithsej mbi 19,9 milionë raste, si dhe 218.959 raste të vdekjes.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...